Policia ka njoftuar se dje një vajzë ka vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku ende nuk dihen rrethanat e rastit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.