Fjalë Kyçe

Bie numri i të prekurve me Covid në Shqipëri, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Bie numri i të prekurve me Covid në Shqipëri, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga koronavirusi, ndërsa nga 3.255 testime, 12 kanë rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 118 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.215.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 132.297 raste pozitive, 2.449 të vdekur dhe 715.526 testime.

Shqipëria sot ka hapur sezonin turistik duke pritur se do të ketë më shumë turistë pas përmirësimit të situatës pandemike.