Fjalë Kyçe

Big Mama merr propozim për fejesë në mes të dasmës?

Big Mama merr propozim për fejesë në mes të dasmës?

Big Mama ka marrë një propozim për fejesë derisa po këndonte në një dasmë.

Një gjë e veçantë i ka ndodhur këngëtares dhe prezantueses Big Mama në një dasmë.

Derisa ajo po performonte në martesën e një çifti, një nga të pranishmit në dasmë i është afruar asaj, i është ulur në gjunjë dhe me një buqetë me lule i ka propozuar fejesë.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se ky ishte një moment shumë i ëmbël në dasmë, megjithatë, këngëtarja e ka refuzuar ofertën.

Këngëtarja ka argëtuar të pranishmit ndërsa edhe gjatë momentit të bukur nuk e ka lëshuar asnjëherë mikrofonin nga dora, ndërsa gjithë këtë situatë e ka kaluar shumë hareshëm.