Fjalë Kyçe

Bisedat që sollën deri tek rrahja e aktivistëve të VV-së dhe PSD-së

Bisedat që sollën deri tek rrahja e aktivistëve të VV-së dhe PSD-së

Veton Shala ka komentuar incidentin që ndodhi mes tij dhe asamblistit të PSD’së, Leonard Shalës, shkruan Gazeta Express.

Gjatë një bisede në emisionin Frontal ai ka thënë se është rrahur nga asamblisti i PSD’së dhe për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë në QKUK.

Po ashtu, rastin e ka paraqitur edhe në polici, por, për këtë rast nuk është arrestuar askush.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Ymeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së, raporton Gazeta Express.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se “është shtyrë nga dikush të leh”.

Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

Televizioni 7 ka kontaktuar me aktivistin e VV-së, i cili ka konfirmuar se është grushtuar nga asambleisti i PSD.

Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.

Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.