Fjalë Kyçe

“Bisedime jo të lehta” mes Lajçakut e Bislimit

“Bisedime jo të lehta” mes Lajçakut e Bislimit

“Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta”, kështu e ka përshkruar takimin e së premtes që pati i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.

Megjithatë, Lajçak vlerësoi konstruktivitetin dhe gatishmërinë e Bislimit për të gjetur zgjidhje.

“Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për ardhjen e sotshme në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.