Fjalë Kyçe

Bislimi i përgjigjet Deliut në Komision: S’kam punësuar nipin

Bislimi i përgjigjet Deliut në Komision: S’kam punësuar nipin

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton para Komisionit për Integrime Europiane dhe shpalosi disa nga planet e tij për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ai ka thënë se ndër vendimet e para të Qeverisë Kurti ka qenë funksionalizimi apo krijimi i strukturave që kanë përsipër implementimin e kësaj marrëveshje, përfshirë Këshillin Ndërministror, Komitetin Punues dhe Grupet Punuese, njofton Klan Kosova.

Por, ai pati disa përplasje me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu, kur u pyet për punësimin e Gëzim Tosunit që u raportua se është nipi i Bislimit.

Ai ka mohuar se ka nip Tosunin dhe i ka bërë të njëjtën pyetje edhe asaj.

“Pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin tuaj? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosunin s’e kam unë nip”.

“Nuk jam këtu për kur habiteni dhe tronditeni. Këtë pjesë e diskutoni me deputetë tjerë”.

Deliu tha se Bislimi po luan me fjalë në tendencë për t’i ikur përgjigjes.

Ndërkaq, Bislimi ka thënë se pajtohet me Deliun që mungesa e transparencës ka dëmtuar procesin e dialogut, por tha se për një takim të mbajtur në Bruksel ka raportuar më shumë se çdokush.

“Kam qenë në një takim në Bruksel ku nuk është folur asnjë temë e dialogut, por ka qenë informues. Për këtë kam dërguar letër te të gjithë liderët e partive politike. S’di çka mund të ketë më shumë transparencë se kjo. Kam përmbush obligimet”.