Fjalë Kyçe

Bislimi në takim me Sarrazinin: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Bislimi në takim me Sarrazinin: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Bislimi në këtë takim ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen.

“Palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë theksohet se Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.

Zëvendëskryeministri Bislimi thuhet se e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për vizitë e tij në vendin tonë.

Në këtë takim thuhet se ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti