Fjalë Kyçe

Bislimi paralajmëron reciprocitet me Serbinë për targat e veturave pas 15 shtatorit

Bislimi paralajmëron reciprocitet me Serbinë për targat e veturave pas 15 shtatorit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, Bislimi paralajmëroi se shteti i Kosovës nuk do të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e veturave.

Kjo marrëveshje e cila është arritur shumë vite më parë në Bruksel, do të skadojë më 15 shtator të këtij viti dhe sipas Bislimit, ajo nuk do të vazhdojë.

Bislimi tha se Kosova do të sillet njësojë siç bën Serbia me veturat me targa të Kosovës (RKS), duke paralajmëruar reciprocitet.

Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futen lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë.

Kjo ishte një prej temave që është diskutuar sot në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe BE-së, para takimit trepalësh që do të mbahet nesër po në Bruksel, e ku në tavolinë do të jetë edhe delegacioni i Serbisë.