Fjalë Kyçe

Bizneset i fshehën punëtorët gjatë pandemisë, ATK-ja paralajmëron masa

Bizneset i fshehën punëtorët gjatë pandemisë, ATK-ja paralajmëron masa

Zyrtarja për informim në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi Sefa, tregoi edhe njëherë se ka rezultuar që ka rënie të të hyrave me 39 milionë euro më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ajo ka treguar gjithashtu se gjatë pandemisë COVID-19, shumë biznese nuk i deklaruan punëtorët e tyre, kësisoj, ata edhe nuk përfituan nga Trusti.

“Në fillim të këtij viti, deri 18 mars kemi pasur performancë të mirë por pandemia, ka goditur sektorin e ekonomisë. Si rrjedhojë dha edhe indikacionet në zhvillimin e aktiviteteve në ATK”, tha ajo në Express Intervistën në KTV.

Ajo shtoi se edhe stafi i reduktuar ka qenë faktor që kanë ndikuar në aktivitete.

“Reflektim ka në inkasimin e të hyrave. Trajektorja e shënimit të performancës është kthyer teposhtë prej marsit”, tha ajo.

Trendi i të hyrave nuk është ndaluar, tha Bytyçi-Sefa, dhe puna në ATK po vazhdon.

“Një rikthim i normalitetit në ATK është vërejtur nga muaji qershor”