Fjalë Kyçe

Biznesmeni shqiptarë plagos tre bashkëkombas në Finlandë

Biznesmeni shqiptarë plagos tre bashkëkombas në Finlandë

Një biznesmen 32-vjeçar nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Finlandë ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu.

Nuk dihen shkaqet e plagosjes dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë. Tashmë policia ka arrestuar autorin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki, transmeton antpress raportimet.

Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit iu ka thënë autoriteteve finlandeze se dorasi ishte person i mirë dhe shume serioz sa i përket çështjes së punës.

Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm. Siç raportojnë mediat finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë.

Kompania e biznesmenit shqiptar, nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë dhe ka 30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë.