Fjalë Kyçe

Blair: Mbaj mend refugjatët e Kosovës në kampe, më kërkuan ndihmë dhe iu ndihmova, s’pendohem kurrë

Blair: Mbaj mend refugjatët e Kosovës në kampe, më kërkuan ndihmë dhe iu ndihmova, s’pendohem kurrë

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair tha në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës se 25 vjet pas çlirimit, mbi të gjitha në kujtesën e tij kanë mbetur njerëzit në kampet e refugjatëve afër Shkupit që ishin mbushur me kosovarë të shpërngulur.

Blair tha se ajo kohë për të sjell shumë kujtime “të dhjetëra negociatave politike”, dhe të “angazhimit diplomatik” e “mendjemprehtësisë së vendimmarrjes në kohën e luftës”, raporton Gazeta Express.

“Por mbi të gjitha, kujtoj njerëzit që i takova, refugjatët e Kosovës në kampet afër Shkupit, duke dëgjuar historitë e tyre të shpërnguljes dhe fytyrat e tyre të dëshpëruara për ndihmë, duke më kërkuar nëse do të ndihmoja apo mund të ndihmoja”, tha Blair.

“Ne ndihmuam, dhe nuk u pendova kurrë”, tha Blair.