Fjalë Kyçe

Blerand Stavileci e do Memli Krasniqin në krye të PDK-së

Blerand Stavileci e do Memli Krasniqin në krye të PDK-së

Blerand Stavileci ka dalë hapur pro Memli Krasniqit për kryetar të PDK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, Blerand Stavileci, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Memli Krasniqin dhe Uran Ismailin.

Ai i ka quajtur ata kryetarë, pasi siç dihet Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK’së dhe Ismaili kandidaturën për kryetar të Prishtinës.

“1 vend, 1 qytet, 1 qeveri, 1 parti, 1 shkollë, 1 gjimnaz, 1 klasë, 1 bankë, … por 2 kryetarë. Qofshi fatbardhë në rrugëtimet e reja të guximshme”, ka shkruar ai.

Stavileci duket se me anë të këtij postimi ka marrë anë dhe ka dalë në mbështetje të Krasniqit.

PDK mban zgjedhjet me 3 korrik, ku do të zgjidhet kryetari i ri. Deri më tani kandidati zyrtar për të parin e partisë është Memli Krasniqi.