Fjalë Kyçe

Blerim Latifi: Tri goditjet për ta ndal Kadri Veselin: Haga, fotoja e rreme dhe videoja

Blerim Latifi: Tri goditjet për ta ndal Kadri Veselin: Haga, fotoja e rreme dhe videoja

Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Blerim Latifi, thotë se shefi i tij së fundmi ka marrë tri goditje jo të rastësishme.
Latifi thotë se lajmi i parë ishte shkuarja në Hagë, me pas fotografija e rreme dhe videoja që përmendet emri i Veselit janë ‘goditjet’ për ta ndal atë.

Shkrimi i plotë:

Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t’ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t’ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon!