Marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet në Uashington ku roli i SHBA-së do të jetë vendimtar, sepse roli i Bashkimit Evropian me eksperimentin e neutralitetit doli shterpë.
Marrëveshja e Uashingtonit do të hapë dyer për Kosovën në OKB me koncesione ndaj Kinës dhe Rusisë.
Këto komente i ka dhënë profesori Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian në një status në profilin e tij në rrjetin social facebook.
Në vitin 2019, Kosova do të hyjë në dy procese sfiduese, thotë
“Në vitin 2019, Kosova, do hyjë, në dy procese paralele sfiduese: përfundimin e negociatave me Serbinë dhe fillimin e përballjes me Gjykatën Speciale”, ka shkruar Reka, transmeton GazetaAlo.
Sipas tij, në të dyja roli i SHBA-së do të jetë vendimtar dhe çështja e fundit e hapur në Ballkan do të mbyllet me një “Kemp Dejvid Ballkanik”.
“Në të dyja, roli i SHBA do të jetë vendimtar. Pas 7 vitesh shterpe të eksperimentimit me neutralitetin asimetrik të “Dialogut të Brukselit”; çështja e fundit e hapur në rajon, do mbyllet me një ‘Kemp Dejvid Ballkanik’”, ka shkruar Reka.
Marrëveshja e Uashingtonit, pastaj do hap dyert e Kosovës në OKB: me koncesione diplomatike ndaj Rusisë, (Krimea); dhe Kinës, (Tajvani), ka përfunduar Reka./GazetaAlo