Këngëtari Blero Muharremi dhe e dashura e tij Afrona Dika kanë nisur përgatitjet për dasmën e tyre.
Blero dhe Afrona këtë vit do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, në një aheng madhështor mes familjarëve e miqve, shkruan lajmi.net.
Ata madje kanë nisur përgatitjet dhe ishte menaxheri i produksionit XL Films, Enon Tortulla ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në prani të këngëtarit dhe modeles.
“Blero dhe Afrona. Dita e martesës”, ka shkruar ndër të tjerash prizrenasi në rrjetet sociale.