Fjalë Kyçe

Blero: Për besë ju kisha than çka mendoj po nuk po guxoj

Blero: Për besë ju kisha than çka mendoj po nuk po guxoj

Këngëtari Blero tha se ka arritur në një situatë që në vendin e tij nuk guxon të shprehë mendimin e vet.

Madje ai shtoi se po i ngjason kjo situatë me atë të kohës së luftës, sipas tij.

Megjithëse duket i brengosur në shkrimin e tij në rrjete sociale nuk shtoi më shumë sesa që frikësohet për sigurinë e familjes së tij në këto kohë.

“Për besë ju kisha than çka mendoj po nuk po guxoj”, shkroi Blero.

Blero thotë se ka hezitim në shprehjen e mendimit lirisht në vendin e tij, edhe pse nuk e ka problem ta thotë se ngurron.

“Sepse jam prind dhe du me kon afër fëmis tim”, shkroi ai.

“Kom mbrri me ni situate që në vendin tim nuk guxoj me shpreh mendimin tim. Për besë ju kisha than cka mendoj po nuk po guxoj. Sepse jom prind dhe du me kon afër fëmis tim. Këtë situatë nuk kam mbrri une mi perjetu sikur shumica e juve ne luft. Qe shumë po ngjasojnë në muhabete që aludojnë. Zoti na rujt. Zoti i bekoft shqiptarët”, ka shkruar në Instagram Blero.