Pasi Adriana Matoshi zbuloi se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në kokë, kanë reaguar shumë njerëz, shoqëria e saj dhe të famshëm të cilët i uruan asaj shëndet dhe suksese në operacionin e të mërkurës.
Në mesin e tyre është edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila bëri një postim në rrjete sociale.
“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu teksa ka ndarë një fotografi krah Matoshit, njofton Klankosova.tv.