Një grua në Basildon, Essex, ka mbetur e shokuar kur gjeti një zvarranik të “paftuar” tek manaferrat që sapo kishte blerë.
Hardhuca e vogël ndodhej brenda enës plastike të manaferrave dhe ishte ende gjallë.
Me ta parë të paftuarin e vogël, gruaja shkoi sërish në supermarketin ku e kishte blerë dhe ua tregoi shitësve.
Edhe vetë ata mbetën të habitur kur panë hardhucën brenda manaferrave duke lëvizur e trembur.
Ende nuk dihet sesi ka përfunduar zvarraniku tek manaferrat, ndërsa pronari i supermarketit deklaroi se do të nisi një hetim për furnizuesit e tij.
Hardhucat e quajtura ‘Geckos’ janë një lloj zvarraniku që mund të gjenden në çdo kontinent, por zakonisht preferojnë klimat e ngrohta, tropikale.