Fjalë Kyçe

Blindohet gjykata , sot merret vendimi për Bedri Krasniqin e Alban Dezdarin

Blindohet gjykata , sot merret vendimi për Bedri Krasniqin e Alban Dezdarin

Gjatë ditës së sotme pritet të merret vendimi përfundimtar për vrasjen e dy zyrtareve policore, njeri polic i Kosovës dhe tjetri polic i UNMIK –ut.
Lidhur me këtë rast po akuzohen Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari.

Trupi gjykues i cili pritet të vendosë për këtë çështje penale është në përbërje prej Arben Hotit – kryetar dhe anëtarëve Valon Kurtaj dhe Mentor Bajraktari.Kurse akuzën e ngritur nga Prokuroria e EULEX – it e përfaqëson Prokurorja speciale Habibe Salihu.

Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet ishte ngritur me 21 korrik të vitit 2017 me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Ekipi i Lajmi.net po qëndron në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të përcjellë nga afër këtë ngjarje.

Forca të shumta të Policisë po ashtu janë prezentë në këtë gjykim.