Bashkatdhetarët që po lëshojnë Kosovën, duhet të presin mbi dy orë në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Shumë bashkatdhetarët të cilët kishin vendosur që festat e fundvitit ti kalojnë në vendlindje, u ka ardhur koha të kthehen në vendet ku ata zhvillojnë jetën.
Mirëpo edhe kësaj here, ata po ballafaqohen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar Merdare.
Sipas ‘Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar’, në Merdare, pritja për të dalë nga Kosova është mbi 2 orë, apo prej 130 deri 150 minuta.
Fluks i madh është edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet edhe aty shkojnë mbi dy orë, apo saktësisht nga 100 deri 130 minuta.
Gjendja nuk është e qetë as në Mutivodë, ku sipas QKMK mërgimtarët duhet të presin deri në 2 orë për të dalë nga Kosova.
Jarinje dhe Muçibabë janë pikat kufitare që gjithashtu janë të rënduara nga fluksi i madh i veturave.