Fjalë Kyçe

Bllokohet ‘Veterniku’: Kolona të gjata dhe pritje të shumta

Bllokohet ‘Veterniku’: Kolona të gjata dhe pritje të shumta

Kolona në drejtim të Veternikut sot është krijuar shumë herët, duke pasur parasysh që ditëve të kaluara kolona zakonisht është bërë vetëm pasdite, shkruan Gazeta Metro.

Çdo ditë në dalje të Prishtinë po krijohen kolona të gjata, ku pritjet shpesh janë mbi një orë.

E krejt kjo po bëhet shkaku i zgjerimit të rrugës nacionale N2, përkatësisht segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 ‘Ibrahim Rugova’.
Me 10 korrik të 2019, kanë filluar punimet për zgjerimin e kësaj rruge.

Që nga ajo ditë janë shkaktuar shumë kolona të gjata, njësoj edhe sot. Madje këtë të marte kolonat janë krijuar shumë më herët se ditëve tjera zakonisht.