Fjalë Kyçe

Bllokohet Vranjevci: Aksidentohen disa vetura, bie shtylla elektrike

Bllokohet Vranjevci: Aksidentohen disa vetura, bie shtylla elektrike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Shumë vetura shihet se janë përfshirë në aksident, në vendin që njihet si Vranjevc,  ndërsa një veturë është përplasur në shtyllën elektrike, e cila duket se u rrëzua, raporton Gazeta Express.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin, ku nis magjistralja për Podujevë.

Aty shihet se janë përplasur disa vetura, ndërsa një duket në gjendje më të keqe.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendin e ngjarjes shihet vetura e ambulancës.