Kevin Prince Boateng ka fituar sot vëmendjen e të gjitha medieve botërore me kalimin e tij befasues tek Barcelona.
Katalanët kanë zyrtarizuar pak orë më parë transferimin e lojtarit, i cili erdhi nga skuadra e Sassuolos.
Kësisoj, Kevin Prince Boateng është lojtari i parë me prejardhje nga Gana i cili luan me skuadrën e Barcelonës.
Boateng u transferua tek Barcelona si huazim deri në fund të këtij sezoni, me mundësi blerje gjatë verës.
Nëse lojtari bind dhe skuadra dëshiron ta transferojë, katalanët do të duhen të paguajnë shumën e 9 milionë eurove.
Mbetet të shihet se si Boateng do të akomodohet në skuadrën e cila është kampione në fuqi në La Liga.
Lojtari edhe më herët ka qenë pjesë e kampionatit spanjoll, kur aktivizohej me Las Palmas.