Ylli i Sassuolos Kevin-Prince Boateng ka konfirmuar se do t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, duke thënë se shpreson të shënojë gol në “Santiago Bernabeu” në El Clasicon e radhës.
Të hënën në mëngjes doli lajmi i bujshëm se Boatengu tashmë kishte arritur marrëveshje me Barcën. Ish-sulmuesi i Milanit nuk ka humbur kohë ta thumbojë Real Madridin.
“Barcë, po vij!”, ka thënë 31-vjeçari për gazetarin e Sky Sport Italia Fabrizo Romano.
“Jam i trishtuar që do ta lë Sassuolon, por kjo është një mundësi e madhe. Mos më pyesni për Real Madridin… është thjesht e kaluara!”, shtoi ai.
“Dua thjesht të përqendrohem në Barcelonën dhe shpresoj të shënoj në Bernabeu në El Clasicon e radhës”, theksoi ai.