Legjenda kroate, Zvonimir Boban po e viziton sot Kosovën.
Zyrtari i UEFA-s më herët gjatë ditës u prit nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.
Ndërsa tash, ish-futbollisti i Milanit u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpërim Rama.
Pas kësaj vizite, Boban do të shkojë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të takohet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ndërsa më pas do ta mbajë edhe një konferencë për shtyp.