Fjalë Kyçe

‘Bomba’ e ditës: Bayern transferon dy lojtarë për 150 milionë euro

‘Bomba’ e ditës: Bayern transferon dy lojtarë për 150 milionë euro

Vera e vitit 2019 mund të jetë shumë e “nxehtë” për Bayern Munich në tregun e transferimeve.

Bavarezët po synojnë transferimin e dyshes së Ajax, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Lig, për të cilët do të ofrojnë deri në 150 milionë euro.

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Lig, tashmë janë shndërruar në objektiv të shumë skuadra të mëdha të Evropës.

Gara për këta dy talentë do të bëhet edhe më e ashpër me shfaqjen e interesimit nga Bayern Munich.

‘Sport Bild’ raporton se skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç ka përgatitur një ofertë prej 150 milionë euro për dy talentët e rinj holandez, përcjell ‘lajmi.net’.

Bayern Munich në verën e ardhshme do të synojnë të freskojë skuadrën me emra të rinj, kur dihet se nga skuadra do të largohen dy legjenda, Franck Ribery dhe Arjen Robben.