Në mesditën e sotme, është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë, Vëllaznimi do ta ketë përballë Dritën e Gjilanit, kampionin në fuqi të këtij kompeticioni.
Kështu, Ismet Munishi, trajneri i gjakovarëve, do të jetë kundërshtar i ish-skuadrës së tij, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, Munishi nuk ia ka frikën aspak Dritës, duke thënë me ironi se skuadra e tij nuk i frikësohet as Barcelonës.
“Kam shumë respekt për Dritën dhe ‘Intelektualët’, por do të jetë një duel i zjarrtë”.
“Ne jemi Vëllaznimi, dhe nuk i frikësohemi as Barcelonës, e lëre më Dritës”, tha Munishi.