Lufta në lindje ka lënë pasoja të rënda tek popullata dhe regjioni palestinez.
Një foto që po bënë xhiron e botës shfaq një grua palestineze e cila ka bërë një gjest të paparë e të padëgjuar ndonjëherë, shkruan Insajderi.
Ajo ka koleksionuar të gjitha bombat predhat e hedhura në regjionin e saj nga ushtria Izraelite.
Secilën prej armëve të mbledhura ajo ka i ka kthyer në vazo për kultivimin e pemëve dhe perimeve.
Kjo gjë tregon edhe anën tjetër të këtyre armëve në të cilat kultivohet ‘jeta’. Po ashtu në fotografi shihet gruaja duke i ujitur lulet, pemët dhe perimet të cilat duket se kanë nisur të gjallërohen.