Fjalë Kyçe

“Bombonjero” vazhdon me FC Prishtina 01

“Bombonjero” vazhdon me FC Prishtina 01

Pas maratonë bisedimesh, Oso Gjinovci vazhdon me FC Prishtina 01.

Pas një periudhe të gjatë bisedimesh, klubi dhe lojtari kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Futbollisti i Përfaqësuese së Kosovës, golashënues i dëshmuar, edhe pse kishte shumë oferta vendosi t’i qëndrojë besnik klubit FC Prishtina 01.

Gjinovci ishte ndër më meritorët që FC Prishtina 01 do të garojë në Superligë këtë edicion, ku me topshënuesin tonë presim shumë sukses.

Siç njihet me nofkën ‘Bombonjero’, Oso do të vazhdojë të jetë ‘tmerr’ i mbrojtjeve kundërshtare dhe portierëve, gjithmonë nën ngjyrat bardhëekaltër.

FC Prishtina 01 është e lumtur që në mesin e saj ka një lojtar si Oso Gjinovci, i pari që rinovoi për stinorin e ri.

Përpara, përpara, bardhëekaltër ⚪🔵