Fjalë Kyçe

Bombula e gazit merr flakë, pëson djegie 62 vjeçari teksa tentonte ta fikte

Bombula e gazit merr flakë, pëson djegie 62 vjeçari teksa tentonte ta fikte

Një 62 vjeçar ka pësuar djegie pasi ka tentuar që të shuajë bombulën e gazit që ishte përfshirë nga flakët.

Ai po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.