Fjalë Kyçe

Bora e madhe bën kërdinë pak para pranverës, policia ka një lutje për shoferët

Bora e madhe bën kërdinë pak para pranverës, policia ka një lutje për shoferët

Shkollat dhe rrugët janë mbyllur dhe shoferët janë duke u përballur me kushte të tmerrshme – duke përfshirë edhe stuhi të forta bore. Dëbora e madhe në Birtani po bën “kërdinë” vetëm dy javë para se të vijë pranverë.

Policia i është përgjigjur një numri të madh të rasteve të ndeshjeve – duke përfshirë edhe një përplasje të 24 makinave pas një stuhie ‘të papritur” të breshërit dhe borës në Lancashire.

Policia po u bëjnë thirrje shoferëve të ngadalësojnë ose të qëndrojnë në shtëpi ndërsa pjesët e Anglisë dhe Skocisë duket se janë përfhsirë nga një dimër i vërtetë në prill.

Stuhi të tjera me erëra të forta u raportuan në Northumberland dhe Cumbria, dhe një numër i rrugëve janë mbyllur në Skoci, ku kushtet e dimrit po shkaktojnë kërdi dhe stuhitë e bores e kanë mbërthyer vendin.

Derisa llogariteti se rreth 10 cm dëborë mund të bie brenda shtatë orëve të mërkurën, zonat e tjera janë goditur nga bora e përzier me shi, breshëri, stuhitë dhe tufanet si dhe temperaturat e ftohta. |Gazeta Alo