Fjalë Kyçe

Bora ende vështirëson lëvizjen e këmbësorëve në këtë pjesë të Prishtinës

Bora ende vështirëson lëvizjen e këmbësorëve në këtë pjesë të Prishtinës

Mbetjet e borës akoma vështirësojnë  qarkullimin e qytetarëve të Prishtinës.

Bora vazhdon të jetë prezente në trotuaret e parkut të Gërmis kështu duke vështirësuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve të cilët detyrohen të ecin në rrugën e asfaltuar, shkruan Gazeta Alo.

Parku i Gërmis në Prishtinë, ende nuk është pastruar nga bora që filloi të bie qysh nga fundi i muajit të dhjetorit.

Pavarësisht fjalëve të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit që kompanitë e pastrimit janë duke punuar me kapacitet të plotë në terren, del se parku i Gërmis mbeti në harresë nga kompanitë e pastrimit./Gazeta Alo/

Këto janë fotot që tregojnë gjendjen: