Fjalë Kyçe

Bora Zemani organizon festë për ditëlindje, të ftuar shumë personazhe VIP

Bora Zemani organizon festë për ditëlindje, të ftuar shumë personazhe VIP

Pak ditë më parë, Bora Zemani festoi 30 vjetorin e lindjes. Moderatorja e mirënjohur mori urime të shumta ndërsa e kaloi këtë ditë speciale me familjen e saj. Një ditë më pas, moderatorja u surprizua në Për’puthen me disa dhurata dhe një tortë të veçantë.

Mbrëmjen e sotme, ajo ka organizuar një festë madhështore, ku ka mbledhur shumë yje. Në festë, janë miq dhe bashkëpunëtorë të prezantueses duke përmendur Lori dhe Sara Hoxhën, Arbana Osmanin, Amarda Toskën, Ermal Mamaqin, Jonida Vokshin, Eraldo Rexhon, Olti Currin, Ana Likën, Albana Osmanin,  Antonela e Përputhen dhe të tjerë.

Për këtë moment special për të, moderatorja ka zgjedhur një fustan elegant ngjyrë bojëqielli që i vë në pah linjat trupore. Duket se moderatorja po e shijon në maksimum këtë moment duke lënë pas stresin e shkaktuar nga ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, pjesë së cilave është bërë pjesë dhe emri i saj.