Fjalë Kyçe

Bordi i Kostt-it liron kryeshefin e saj Mustafë Hasanin!

Bordi i Kostt-it liron kryeshefin e saj Mustafë Hasanin!

Bordi i KOSTT-it ka shkarkuar nga detyra kryeshefin e saj, Mustafë Hasani.

Mësohet se shkarkimi i tij erdhi me shumicë votash.

Kujtojmë se me 9 nëntor të vitit të kaluar, me vendimin e bordit të drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, Mustafë Hasani kishte marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Ai ishte kthyer në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv pas urdhrit të gjykatës dhe vendimit të bordit për të zbatuar këtë urdhër.

Mustafë Hasani merr detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT – Kosovo.energy
Vlen të theksohet se KOSTT SH.A. është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore.