Fjalë Kyçe

Borë e madhe në Ferizaj

Borë e madhe në Ferizaj

Komuna e Ferizajt përmes një postimi ka lajmëruar se ka nisur pastrimin e rrugës pas fillimit të reshjeve të borës, transmeton Gazeta Metro.

Reshjet e borës në qytetin e Ferizajt siç shihen edhe në fotot e mëposhtme janë të mëdha dhe kanë filluar qysh nga mbrëmja e sontme.

Komunikata e plotë:

Pas reshjeve të borës, vihen në lëvizje autoritetet komunale, të gjitha rrugët e Ferizajt të pastruara

Reshjet e sontme të borës që përfshinë gjithë territorin tonë, gjetën të gatshëm, autoritetet komunale në pastrimin e rrugëve në gjithë zonën urbane dhe rurale.

Zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me operatorët ekonomik të kontraktuar për këtë shërbim, janë në terren vazhdimisht në monitorim të gjendjes në të gjitha vijat rrugore të përfshira në mirëmbajtjen dimërore. Nga raportimet e terrenit, të gjitha rrugët janë të kalueshme e pa vështirësi qarkullimi. Reshjet e sontme dhe era e fortë ka shkaktuar disa defekte në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në disa rrugë, për të cilën po merren veprimet nga kompetentët.

Ndonëse të paqëndrueshme, situata pas këtyre reshjeve që sonte mbuluan Ferizajn, u menaxhua në mënyrën më të shpejt e efikase nga autoritetet komunale, kompanitë rajonale e operatorët ekonomik..