Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së Theresa May-t.
Rivali i tij në garën për kryeministër ishte Jeremy Hunt.
Johnson tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe për të vazhduar pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli .
Ai ndër të tjera tha se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” që u zgjodh udhëheqës i Tory.
Menjëherë pasi Johnson u shpall fitues erdhi edhe urimi i Theresa May-t, e cila me anë të një reagimi në Twitter shkroi se e uron Johnson në krye të konservatorëve.