Fjalë Kyçe

Boris Johnson: Putini po bënë në Ukrainë atë që e ka bërë Millosheviqi në Kosovë

Boris Johnson: Putini po bënë në Ukrainë atë që e ka bërë Millosheviqi në Kosovë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se këtë luftë që po e bën Putini është e afërt me atë që ka bërë Sllobodan Millosheviq në Kosovë.

Ai para deputetëve tha se kjo është i njëjti agresion që u përdor edhe nga Millosheviqi ndaj Kosovës, ku po ashtu përmendi se Millosheviqi vdiq derisa po gjykohej, shkruan the Guardian.

“Unë mendoj se një nga gjërat më magjepsëse për atë që Putini po bën është se sa e afërt ka një analogji midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviçit. Pikërisht e njëjta marrëzi që tregohet për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës, saktësisht i njëjti agresion dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq gjatë gjykimit”, tha ai.