Fjalë Kyçe

Borrelli dënon sulmin ndaj EULEX-it, kërkon të hiqen barrikadat

Borrelli dënon sulmin ndaj EULEX-it, kërkon të hiqen barrikadat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi njësiti i EULEX-it është sulmuar me shok-bomba në veri në afërsi të barrikadave në Rudar.

Borrell ka thënë se BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it.

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, e akteve kriminale në veri., Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell në Twitter.