Fjalë Kyçe

Bosch: Bernabiç luftënxitëse, një shtet duhet të ketë ushtrinë e tij

Bosch: Bernabiç luftënxitëse, një shtet duhet të ketë ushtrinë e tij

Pse duhet të ekzistoj një shtet nëse nuk ka ushtri, turp për ju zonja Bernabiç, për deklaratat tuaja luftënxitëse, i është drejtuar së fundmi me një status në facebook, ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Ai në profilin e tij ka shkruar se pajtohet plotësisht me deklaratat e mikut të tij Daniel Server që Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj.

“Pajtohem plotësisht me atë cka ka shkruar Server, pse duhet të jetë i pavarur një shtet nëse nuk e ka ushtrinë e saj. Kjo nuk nënkupton të jetë kundër askujt dhe do  të ishte multi-etnike nëse Beogradi nuk do të bënte presion mbi serbët që të mos hyjnë në ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Bosch, transmeton Gazeta Alo.

Ai më tutje, i është drejtuar edhe kryeministres së Serbisë duke i thënë se është turp për të, duke aluduar në deklaratat e fundit luftënxitëse të Bernabiçit, sepse ushtria e Kosovës nuk është njësi e çarmatosur e UÇK-së.

“Dhe sigurisht, kjo nuk është një njësi e UÇK-së, turp për ju znj. Bernabiç dhe deklaratat e juaja luftënxitëse”, ka përfunduar Bosch, transmeton Gazeta Alo.