Fjalë Kyçe

Bosnjë e Hercegovina në takimin për taksën, Kosovën e ftoi si shtet

Një delegacion kosovar ka shkuar sot në Bosnjë e Hercegovinë, për të diskutuar rreth taksës së vënë ndaj mallrave të këtij shteti dhe Serbisë.

Bosnja dhe Kosova kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me taksën. Derisa Bosnja ka kërkuar heqjen e taksës, Kosova ka kërkuar vizat dhe njohjen e dokumenteve.

Në një intervistë për portalin Koha.net, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se Kosova është paraqitur në takimet në Sarajevë, si shtet.