Bota mund të përballet me një Epokë të re Akullnajash ne 30 vjetët e ardhshme dhe stuhi bore të tmerrshme, për shkak të minimizimit ciklik të rrezatimit të Diellit. Goditjet e të ftohtit – që vijnë nga të ashtuquajturat “hibernime” të Diellit – mund të rrezikojnë ndërkohë planetin me uri.
Sipas NASA-s, Dielli do të arrijë aktivitetin e tij më të ulët gjatë këtij viti dhe kjo mund të bëjë që temperaturat mesatare të bien ndjeshëm. Ekspertja Valentina Zharkova nga Universiteti i Northumbria, shprehet se nëse temperaturat bien me 1 gradë poshtë normales atëherë bota do të jetë në telashe. Sipas saj, kjo mund të mos duket shifër e madhe por mjafton vetëm një shkallë për të ndryshuar temperaturat mesatare globale dhe për të krijuar një efekt zinxhir negativ.
“Dielli po i afrohet një periudhe letargjie. Nëse ka më pak diell, do të ketë më pak energji dhe rrezatim drejt planetëve dhe Tokës,” tha Zharkova, e cili ka botuar punime të shumta shkencore për Diellin.
Minimizimi i fuqisë së Diellit është pjesë e ciklit natyror të tij, që ndodh një herë në 11 vjet. Sidoqoftë mendohet se në vitin 2020 do të jetë veçanërisht shumë ftohtë. Kjo për shkak se shënon fillimin e një ngjarjeje të rrallë të njohur si një “Grand Solar Minimum”, në të cilën energjia e lëshuar nga Dielli bie edhe më shumë se zakonisht.
Këto ngjarje natyrore ndodhin vetëm një herë në 400 vjet dhe zakonisht nuk kanë efekte të mëdha, por Zharkova paralajmëron se dimri shumë i ftohtë dhe vera shumë e nxehtë do të vazhdojnë.
Ajo shtoi se njerëzit mund të shpresojnë vetëm që Epoka e re Akullnajave nuk do të jetë shumë gjatë, pasi kjo do të ndikonte në mënyrë dramatike tek ushqimet.
“Pra, kjo mund të çojë në një deficit ushqimi për njerëzit dhe kafshët, siç e pamë në dy vitet e kaluara kur dëbora në Spanjë dhe Greqi në prill dhe maj shkatërroi fusha të mëdha me të mbjella,” shton ajo. /The Sun