Fjalë Kyçe

Brahimaj nga Haga kujton bashkëluftëtaren që u varros sot

Brahimaj nga Haga kujton bashkëluftëtaren që u varros sot

Ish-ushtarja e UÇK-së, Fetnete Ramosaj, është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Në ceremoninë e varrimit nuk mori pjesë bashkëshlftëtari i saj, Lahi Brahimaj.

Kjo pasi Brahimaj ndodhet në Hagë, aty ku të hënën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Në fillim të muajit shkurt Brahimajt i ishte dërguar ftesa nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Nga atje, Brahimaj i ka dhënë lamtumirën Ramosajt, duke thënë se në Holandë ‘po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së’.

Shkrimi i plotë i Brahimajt në Facebook:

Sot, kur Ty Fitnete, bashkëluftëtare, tu dha lamtumira e fundit, unë nuk isha prezent, dhe për këtë më vjen keq, por fati e ka që shpesh të mos gjendesh fizikisht aty ku je me mendje e me zemër.

Nga Haga, nga këtu ku komunikoja shpesh me Ty për zhvillimet në Kosovë, dikur, edhe sot po e shkruaj një lamtumirë dhe po të thurr lavdinë për gjithçka që ke dhënë gjatë dhe pas luftës.

Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar, me shumë bashkëluftetarë të tjerë, atë të cilën deri në fund të jetës e trumbetove edhe Ti, Fitnete.

Lavdi, “Zëri i UÇK-së”, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!