Fjalë Kyçe

Branbiç shprehet e zhgënjyer me kryeministrin Rama

Kryeministrja serbe, Ana Branbiç u shpreh e zhgënjyer nga homologu i saj shqiptar, Edi Rama, pas samitit të Berlinit.

“Nuk e shoh politikën shumë ndryshe nga marrëdhëniet ndërpersonale. Nëse bisedohet për diçka si politikanë dhe më pas, sheh gjëra të tjera, provokime në kurriz të Serbisë. Në këtë rast jam absolutisht e zhgënjyer”, tha Brnabiç, njofton “telegraf.rs”.

Ajo shtoi se “për Ramën mendoja se ai kishte një tjetër vizion të marrëdhënieve në Ballkan dhe të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por ai përpiqet të mbledhë pikë politike”.

Kryeministrja e Serbisë theksoi se “duhet të ketë më shumë sinqeritet në politikë, veçanërisht në situata kaq komplekse”.