Fjalë Kyçe

Brenda 24 orëve, tri vdekje të dyshimta në Kosovë

Brenda 24 orëve, tri vdekje të dyshimta në Kosovë

Të enjten Policia e Kosovës i ka klasifikuar tri vdekje si të dyshimta.

Bëhet për një burrë në fshatin Bukosh të Suharekës, për një grua në fshatin Mamushë të Prizrenit, si dhe për një grua tjetër në Istog, njofton Klan Kosova.

“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

“Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

“Istog 12-13.02.2020-NN. Viktima femër kosovare në banesën e saj nga familjarët është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.