Fjalë Kyçe

Brenda një dite, katër raste të dhunës në familje

Brenda një dite, katër raste të dhunës në familje

Rastet e dhunës në familje tashmë janë bërë të përditshme në Kosovë.

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, janë katër raste të dhunës në familje.Kjo dukuri duket se po bëhet dita e ditës e zakonshme.Më poshtë i keni katër rastet e dhunës në familje të paraqitura në raportin 24 orësh të PK:·Gllogoc, Prishtinë 20.12.2019 – 19:56.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij femra K/Shqiptare.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

·Kosovë 21.12.2019 – 14:18. Viktima femër K-Ashkalike ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Ashkali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Pejë 21.12.2019 – 19:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe gruan e tij duke ju shkaktua lëndime trupore. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në një shtëpi të sigurt. I dyshuari është dërguar për kontrolle psikiatrike por sipas mjekut i njëjti është në gjendje të mire shëndetësore, pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leposaviq 21.12.2019-18:30.Viktima femër K/Serbe ka raportuar se është ushtruar dhunë në familje nga bashkëshorti i saj mashkull K/Serb. I dyshuari është arrestuar dhe është konstatuar se i njëjti kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.