Fjalë Kyçe

Brenda pak minutash trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci arrijnë në Kosovë

Brenda pak minutash trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci arrijnë në Kosovë

Trupat e pajetë të 10 viktimave që pësuan nga aksidenti në Kroaci brenda pak minutash pritet të arrijnë në Kosovë.

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka dalë në pikë kufitare siç ka thënë ai për t’i nderuar dhe në shenjë solidariteti ndaj këtyre viktimave.

‘Trupat e pajetë janë afër dhe dola në shenjë respekti t’i presim këtu dhe bashkë ndjejmë me dhimbjen e familjarëve. Kemi 10 viktima, dy janë nga komuna jonë një18 vjeçare dhe një 40 vjeçare. Kemi edhe qytetarë edhe nga Gjakova që kanë humbur jetën në këtë aksident. Kam ardhur që ta presim e ta nderojmë konvojin e makinave” ka thënë Latifi duke bërë të ditur se disa.

Latifi më tutje ka bërë të ditur se trupat e pajetë do të dërgohen në morgun e Prizrenit, ku më pas do të dorëzohen familjarëve për varrim

Ai ka bërë të ditur se sot në orën 18 do të varroset Kujtrim Kastati, në orën 19 Anjeza Bellanica ndërsa Ahmeta Hoxha në orën 16.

Në pikën kufitare të Vërmicës përveç familjarëve që kanë dal të presin trupat e pajetë të familjarëve të tyre, janë edhe disa qytetarë të cilët kanë dal t’i nderojnë viktimat me lule në duar.