Fjalë Kyçe

Brenda shtëpisë 350 mijë euro të Bleros

Brenda shtëpisë 350 mijë euro të Bleros

Muajin e kaluar Blero kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren bukuroshe, Afrona Dikën, me një dasmë ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit.

Çifti së fundmi kanë bërë edhe një blerje të shtrenjtë duke shpenzuar 350 mijë euro për shtëpinë e tyre të re.

Shtëpia e tyre ndodhet në një kompleks të mbyllur në Prishtinë dhe është super luksoze. Mbrëmjen e djeshme Blero zbuloipamje nga shtëpia me një video ku shfaqej duke ndjekur një film të animuar me vajzën e tij, Tara.

Në videon e postuar nga Blero shihet se dhoma e gjumit është e gjitha e bardhë dhe e kompletuar me një televizor gjigant.Këngëtari tregoi edhe pamje nga pishina duke filmuar vajzën teksa argëtohej.