Fjalë Kyçe

Brezovica mbushet me borë, turistët e huaj të befasuar me bukuritë e saj

Brezovica mbushet me borë, turistët e huaj të befasuar me bukuritë e saj

Një pamje e tillë nga kjo lartësi tregon që kemi hyrë në sezonin e dimrit.

Reshjet e para te bores kane bere qe te gjitha malet e sharrit te marrin ngjyre te bardhe, ndersa kane filluar te vijne qytetarë per te vizituar Brezovicen.

Në këtë ditë me diell, pamjet si kjo nuk lënë vend për imagjinatë.

Jo vetëm nga Kosova, këta turistë kanë ardhur nga Gjermania dhe Maqedonia, e që janë të parët që po e vizitojnë Brezovicën.

Qytetari nga Maqedonia i cili për herë ta parë po i sheh nga afër bukuritë e maleve të Sharrit, tha se duhet të ketë nivel të duhur të pastërtisë.

“Një qendre të tillë e skijimit, nuk i mungojnë as skiatorët. Maqedonasit të cilit kishin ardhur për ta shijuar borën e parë, shtuan se Brezovica është vendi i tyre i preferuar”

Bizneset në këtë pjesë u shprehën se këtë vit do të ketë vizitorë nga shumë vende të ndryshme.

Edhe nga hotelierët potencuan se interesim për vizita ka nga Shqipëria.

Sadik Maqedonci, drejtor i hotelit Brezovica ka thënë se rregullimi i rrugës nga qeveria e Kosovës, ka bërë që këtë vit të ketë frekuentim të madh të vizitorëve, meqë rruga e parikonstrukturuar kishte penalizuar turizmin vitin e kaluar.

Edhe Prevalla ishte përgatitur për ta filluar sezonin dimëror, vend i pëlqyer nga qytetarët, por që sot nuk kishte vizitorë ani pse bizneset mbrapa kamerave thanë se në fundjavë është numër më i madh i të interesuarve për vizitë.