Fjalë Kyçe

Brigada e Zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës, sot ka pasur 30 thirrje për zjarre

Brigada e Zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës, sot ka pasur 30 thirrje për zjarre

Brigada e Zjarrfikësve e Prishtinës bëri të ditur se vetëm gjatë ditës së diel ka pasur 30 thirrje për shuarjen e zjarreve të ndryshme.

Ramadan Breznica nga Brigada e Zjarrfikësve Prishtinë, tha se vetëm në Mat të Prishtinës kanë qenë tri zjarre, kryesisht barishte në male, teksa për një zjarr është raportuar edhe në Grashticë.

Ai ka thënë se gjatë ditës kanë pasur 30 thirrje për zjarre të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

“Bëhet fjalë kryesisht për ndezje të barishteve të thata, pastrime të oborreve”, u shpreh Breznica.

Në të gjitha këto raste nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale./Kp