Fjalë Kyçe

Brikenda ka nevojë për ndihmë, për transplantim të veshkës

Brikenda ka nevojë për ndihmë, për transplantim të veshkës

Nxënësja Brikenda Tafilaj vuan nga infeksioni në të dy veshkat, për të cilat i duhet mjekim jashtë vendit.

Ky intervenim i kushton rreth 50 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Ajo është në klasën e 12-të, por në shkollë nuk ka qenë qe 4 muaj.

Dhimbjet i ka të vazhdueshme, ndërsa edhe barnat e shumta kanë ndikuar keq në organizëm.

Familjarët nuk kanë mundësi të paguajnë për transplantin, andaj për këtë kanë nevojë për ndihmë.
Për t’i ndihmuar Brikendës, ka pasur aktivitete edhe nga shokët e shoqet e saj të shkollës.

Nëse dëshironi t’i ndihmoni Brikendës mund ta kontaktoni babain e saj Ibrahim Tafilaj në numrin e telefonit 049 118 253 ose në numrin e xhirollogarisë si më poshtë.